Champions në xhiron e dytë, Rejnxhers-Napoli bashkohet me…

Pesë takimet e djeshme në xhiron e dytë, faza e grupeve të Champions League, sot, ia lë vendin takimëve të tjera në Grupet E, F, G, dhe H.

Bashkë me takimet e parashikuara nga kalendari edhe çifti Rejnxhers- Napoli e shtyrë nga UEFA me një ditë.

I pyetur nga mediat italiane, Spaleti thotë se vendimi i UEFA-s për ta shtyrë ndeshjen me një ditë për shkak të funeralit të Mbretëreshës Elizabeth II nuk ndikon për keq:

“Nuk do të ndikojë në ndeshje, përkundrazi pushuam 24 orë më shumë dhe ndoshta skuadra do të jetë më shumë gati. Në këtë stadium (intervista kryhet në Gllazgou) kundër një publiku të zjarrtë, rrit adrenalinën e futbollistëve tanë për të bërë një lojë të nivelit të lartë”.

Ndërkohë përballjet do të startojnë në 18:45 (dy takime) dhe në 21:00.

Axhenda e ditës e sfidave të Ligës së Kampionëve:

18:45

Milan-Dinamo Zagreb

Shahtjor Donjetsk-Selltik (në Varshavë)

21:00

Rejnxhers- Napoli

Çelsi-Salsburg

Real Madrid-Lajpcig

Mançester Siti- Dortmund

Kopenhagë- Sevilja

Juventus- Benfika

Makabi Haifa-PSG/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!