Kastrioti ndal Tiranën në Kamëz

Abissnet Superiore, Java 4: Kastrioti – Tirana 0-0

Edicionin e kaluar Kastrioti e mundi Tiranën 2 herë, barazoi 1 dhe u mund një herë. Sot krutanët i marrin sërish pikë bardhebluve në Kamëz.

Kastrioti po shndërrohet në “problem” për skuadrat e Superiores, teksa kësaj radhe i ka marrë një barazim kampionëve në fuqi, Tiranës. Sfida në Kamëz u mbyll në barazim pa gola dhe pa shumë histori.

Një pjesë e parë e vakët ku rastet ishin me “pikatore”. Skuadrat treguan kujdes të mos pësonin me bardheblutë që u duk se kishin më shumë iniciativë por jo saktësi.

Pjesa e dytë nis po e njëjtë, teksa skuadrat “zgjohen” duke parë më shumë te zonat respektive. Rastin më të mirë e pati Kastrioti i cili preku traversën me Martin Prenkoçeviç me sferën që doli jashtë.

Në fund Redon Xhixha i pati të gjitha shanset të shkonte te goli. Topi kaloi mbi tra. Krutanët mbyllin me entusiazëm, bardheblutë pa objektivin e vënë nga klubi. /S. Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!