Vukiçeviç: Kam grup të përkushtuar, kthesa do vijë

Të dielën, në program Laçi- Bylis (15:00) për javën e 4-ët Superiore.

E nisi me vrull sportiv. Mundi Teutën por më pas skuadra e tij u mund dy herë me të njëjtin rezultat 1-0. I kontaktuar nga Sportiim.al’ trajneri i Laçit Dejan Vukiçeviç, shpjegon se në cilat labirinthe duhet kaluar për të marrë rezultatet e duhura.

Sipas tij, grupi është cilësor por ende ka mangësi fizike apo dëmtime. Presionin e pranon por shton se kudo trajneri varet nga shifrat. “Më pëlqen grupi, shpejt do konsolidohemi e do marrim atë që duam”, thotë trajneri.

Vukiçeviç:

Tri pikë në tre takime, momenti për kthesë?– “Jemi duke punuar mirë dhe duke u përgatitur për një ndeshje jashtëzakonisht të rëndësishme dhe të vështirë. Ende po përballemi me dëmtime dhe aftësi të pamjaftueshme fizike të disa lojtarëve.

Kur do shihet një skuadër e stabilizuar?-“Ujka është lënduar që në ndeshjen e parë, Shkurtaj nuk është në proces stërvitor. Ariel (Borisjuk), sapo filloi të punojë me ekipin por ende nuk është 100 për qind.

E gjithë kjo sigurisht që po na prish planet, por është diçka që e ka ndjekur skuadrën që në raundin e parë dhe ne duhet të gjejmë një zgjidhje për lojën, pavarësisht problemeve.

Natyrisht, nuk jemi të kënaqur me 3 pikët nga 3 xhirot e para dhe do të bëjmë gjithçka për të shënuar 3 pikë këtë fundjavë, gjë që do të ishte jashtëzakonisht e rëndësishme për ne.

Presion gjatë javës mbi ju?– “Gjithmonë ka presion, por është pjesë e punës sonë. Është e lehtë të punosh gjatë fundjavës pas një fitorjeje, megjithatë në futboll, humbjet sjellin impenjim shtesë dhe motivojnë akoma më shumë punë dhe sakrifica. Më pëlqen çdo seancë stërvitore dhe puna me ekipin, ne punojmë shumë, djemtë janë jashtëzakonisht të përkushtuar.

Perceptimi...”Unë besoj te ekipi. Paçka se duhet kohë për të formuar një ekip të ri dhe pr ta integruar si duhet. Po punojmë që rezultatet të mos mungojnë në këtë fazë fillestare të kampionatit. Kam besim se me kalimin e kohës do të jemi gjithnjë e më mirë. Gjithashtu jam i bindur dhe optimist i madh për këtë sezon, mund të bëjmë shumë dhe do ta tregojmë me kalimin e javëve.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!