Debuton Shkëmbi, Teuta e plotë ndaj Kukësit

Rokada e parë e Superiores erdhi nga Teuta e cila pas tri javëve vendosi të largojë Arapin nga roli i trajnerit të parë e të rikthejë Bledi Shkëmbin.

Sot skuadra ka kryer seancën e fundit përgatitore dhe sipas një shënimi të klubit në ‘Facebook’, situata duket optimiste dhe e qetë. E vetmja mungesë Jazxhi (i dëmtuar). Shkëmbi tha pasi mori timonin:

“Ku ka më mirë se të rikthehesh në një ambient që e njeh, kështu ndodh edhe me futbollistët dhe me trajnerin. Shpresoj t’ia shpërblej në mënyrën më të mirë tifozëve dhe presidentit.

Me presidentin jemi në një mendje dhe ta ndryshojmë sa më shpejt këtë situatë, por për fat të mirë është vetëm fillimi dhe kemi kohë të rikuperojmë në pikë dhe lojë. Të fitojmë që këtë javë.

Përballë Kukësit? Mendoj se nuk do të ketë ndeshje të lehta, sidomos përballë Kukësit që ka investuar. Ne duhet të bëjmë maksimumin në çdo ndeshje, pastaj bëjmë analizat. Mendoj që skuadra duhet të fitojë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!