Klasikja/ Shehi e Josa gjejnë argumentë pas ndeshjes

Tirana- Vllaznia i pati të gjitha por jo …spektatorë.

Ka justifikuar interesimin e pjesësshëm të publikut në shkallë. Klasikja Tirana- Vllaznia (1-2) luajtur sot në “Selman Stërmasi” për javën e tretë Abissnet Superiore, shpalosi gjithë arsenalin e mirë sportiv duke luajtur në nivel të lartë për 90′.

Bardheblutë e nisën lart e ndërsa u duk se goli do ti buzëqeshte vendasëve, miqtë nga Shkodra nisin e marrin metra ndërsa fillimisht paralajmërojnë me Kainën e më pas shënojnë me penallti.

Shpejt vjen dhe goli i dytë ndërsa Tirana në start të së dytës realizon me Xhixhën për 1-2. Epërsia e Tiranës nuk konkretizohet ndërsa në dinamikën e kësaj pjese godet dhe dy herë shtyllën por pa mundur të barazojë.

E pakuptimtë situata në tribuna. Tifozë që shkëmbejnë shishe e mjete të forta mes tyre (duke rrezikuar edhe tribunën Vip e të shtypit) por dhe i adresuar në terren me futbollistët që po linin fushën.

Ndërkaq pas takimit dy teknikët për ‘Oversport’, ndër të tjera u shprehen:

Shehi pas ndeshjes:

Ndeshje pa pikë...“Lojtarët i përgëzoj se në pjesën e dytë luajtën për përmbysje. U thashë lojtarëve në pushim, që të mos pësojmë më dhe të shënojmë sa më shpejt. I kishim rastet në pjesën e dytë, por i tillë është futbolli dhe duhet ta pranojmë. Me vjen keq për rastet që krijuam, kundërshtari u mbyll. Humbja të mërzit, por ne prodhuam shumë dhe kjo më gëzon.

Zëvendësimet ishin të detyrueshme. U shfaqëm te porta kundërshtare në pjesën e dytë dhe besoj se këto ndërrime funksionuan. Mbajtëm në presion kundërshtarin dhe kishim raste të pastra shënimi.

Zëvendësimi i Xhixhës?“Konsumoi shumë energji. Ishte një ndeshje e mirë kjo për Tiranën, pavarësisht rezultatit. Provuam të gjithë potencialin sulmues që kemi”.

Pozicioni i Hasanit? – “Hasani luan në krah dhe si numër 10 më mirë se qendërsulmues. Kemi Patrick për rolin e “pykës”, por ngaqë ka ardhur më vonë, sa të kapi formën dhe Hasani do të shkojë në pozicionin e tij natyral”

Josa pas ndeshjes:

Çfarë i the skuadrës në pushim? -“Nëse lëmë pikë në këtë ndeshje do t’iu vras. Kur rezultati është 0-2 edhe mund të humbasësh ndeshjen, kështu është futbolli. Ndonjëherë kur nuk të kuptojnë, detyrohesh të dalësh nga vetja.

I përgëzoj lojtarët për paraqitjen, por kam rezerva për qarkullimin dhe vertikalizimin e lojës.

Përgjumja e skuadrës? -“Ne duhet të ndryshojmë mentalitetin dhe duhet të shënojmë gola atëherë kur duhet”./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!