Derbi/ “Niko Dovana”, miqësohet me dy skuadra

Nga: Erga Kenga

Javë e ngjeshur futbollistike në dy nivelet më të larta në Shqipëri. Në Abissnet Superiore e cila nisi dje me Tirana- Vllaznia 1-2, sot në program janë dhe dy takimet Erzeni- Teuta dhe Kukësi-Kastrioti. Java mbyllet të dielën me Laçi- Egnatia dhe Bylis- Partizani. Nis sot edhe Kategoria e Parë…

Në ‘Niko Dovana’, me start orën 15:00, derbi rajonal njeh Erzenin pritës ndaj Teutës së Durrësit. Sfida e gjitha për tu zbardhur me këtë sfidë absolutisht ‘fringo’. Dy skuadrat fqinje nuk përballen në këtë nivel prej 19 viteve. Asokohe kur Xhevahir Kapllani sot trajner i Erzenit, mbronte si portier kuadratin e Teutës së qytetit të tij.

Nëse Erzani ka befasuar me një fitore dhe një barazim, Teuta e shtrënguar për të dalë te fitorja e parë seonale. Durrsakët kanë afruar së fudi disa futbollistë si Karabeci e Kuros me të shkuar te Teuta. Sot pritën në fushë.

Kukësi- Kastrioti sfida tjetër e ditës pritet të dhurojë emocione të tjera të ngjashme me një tjetër derbi. Të dyja skuadrat kanë mbledhur nga një pikë në dy takime ndërsa sot fitorja është detyrë. Sidomos për skuadrën e Skënder Gegës e projektuar për të tentuar kreun.

Nga ana tjetër krutanët duket se nuk janë më ajo skuadra që ndezi superioren në gjysmën e dytë të sezonit të 83-të. Megjithatë elemenët si Hasani, Karakaçi, Greca, Adolf Selmani etj janë aty për të bërë diferencën.

Sot java e 3-të Abisnet Superiore

Erzeni- Teuta (në ‘Niko Dovana’)

Kukësi- kastrioti

Të dielën ora 15:00

Laçi-Egnatia

Bylis- Partizani

Luajtur të premten

Tirana- Vllaznia (1-2 )

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!