Partizani – Laçi dueli i madh i së hënës

  • Dueli Partizani-Laçi do të nisë në 19:30. Ai luhet në ‘Elbasan Arena’ dhe vlen për javën e dytë ‘Abissnet Superiore’.

Partizani-Laçi do të jetë sot ndeshja e fundit e Abissnet Superiore e javës së dytë të edicionit të ri futbollistik. Në një ditë si kjo e hënë teksa në 5 kampionatet elitare europiane vetëm dy ndeshje zhvillohen në La Liga, ky ballafaqim i Superiores, pritet të marrë vemendje të shtuar të tifozerisë shqiptare por jo vetëm.

Për më tepër që si Partizani ashtu dhe kurbinasit vijnë pas fitoreve gjatë javës së parë dhe në një mënyrë, kjo ndeshje mund të jetë dhe tregues i forcës reale të ekipëve që luajtën pak javë më parë në Europë.

Te kampi i kuq, zhvillimet e fundit kanë konsistuar në merkaton hyrje-dalje pasi grupi i trajnerit Kolela përpos situatës me lojtarët Sembene dhe Maguet (kërkojnë largimin) kërkon të rikthejë mbrojtësin Albion Marku.

Sipas Kolelës ndërsa flet për ndeshjen (foli të dielën para mediave), te suksesi nuk shkohet duke gabuar ndaj ai paralajmëron përqëndrim maksimal. Në seancat e fundit tekniku i Partizanit ka kryer disa alternime në skemë dhe emra.

Te Laçi situata duket edhe më e thjeshtë. Në aspektin organizativ e ideve në raport me ditët e fundit të merkatos. Bardhezinjtë i kanë mbyllur manovrat organizative ndërsa sot në Elbasan pritet të shfaqen një skuadër vërtetë e konsoliduar. Edhe pse Vukiçeviç deklaroi dje se disa futbollistë duan kohë për tu hedhur në fushë, me shumë gjasë këtë mbrëmje një tjetër lojtar cilësor do zbresë në fushë.

Kjo ndeshje do të gjykohet nga Klodian Shahini (Dr) i ndihmuar nga Dojando Myftaraj e Arbër Zalla (Tir). Në VAR: Florjan Lata (Dr) AVAR: Rexhino Mersinasi (Dr).

Ndërkaq të dielën që vjen si Partizani ashtu dhe Laçi do të zhvillojnë të vetmet takime të asaj dite. Bylis-Partizani dhe Laçi- Egnatia sërish do të mbyllin javën futbollistike. Akti i tretë sezonal, hapet të premten me klasiken Tirana- Vllaznia (Air Albania Stadium). Një ditë më vonë (të shtunën) Erzeni- Teuta dhe Kukësi Kastroti./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!