Josa: Do të jem në ngërç në çdo takim
Mirel Josa i bie shkurt. Në prononcimin për mediat pas takimit të fituar në frymën e fundit me Kukësin 2-1, tekniku që i iu bashkua Vllaznisë javët e fundit të edicionit të kaluar, tha se skuadra sot, luajti mirë dhe se kërkon vijimësi.
Trajneri pranoi se Kukësi mund ta fitonte takimin në fund duke dëshmuar të kundërtën e asaj që konstatoi për të tijtë që gjithësesi pas një pjese të parë të mirë dhe avantazhit 1-0, në të dytën u shfaq mjaft e dobët.
Pyetjes nëse vetë Josa e kaloi ngërçin e javës së parë (Vllaznia humbi me Erzenin 1-0 pas një loje zhgënjyese në Durrës), tekniku kryeqytetas u përgjiigj:
“Unë në ngërç jam javë për javë. Kështu që javë për javë të kemi parasysh ndeshjen e radhës. Sot patëm edhe fatin me vete sepse mund të pësonim në fund golin e dytë dhe të ishte 2-1 për Kukësin…”/Sportiim.al/