Ronaldo te Napoli? Në mes Osimhen

Bëhët serioze. Kristiano Ronaldo sipas ‘Tuttosport’ shumë pranë kalimit te Napoli në Seria A. Një operacion që përkufizohet si shumë kompleks, por jo i parealizueshëm mbi të gjitha falë ndërmjetësimit të agjentit të tij Horge Mendes.

CR7 siç dihet dëshiron të largohet nga Mançester Junajtid për të gjetur një klub tjetër që luan Champions League. Dëshira realizohet me Napolin me akordin eventual falë Viktor Osimhen.

Nigeriani mbetet sulmuesi i pëlqyer nga Djajtë e Kuq për të zëvendësuar portugezin. Vetë klubi napoletan do të mblidhte 100 milionë euro përveç huazimit pa pagesë të Ronaldos. Një negociatë komplekse që gjithsesi do ti linte Junajtid përgjegjësinë të paguajë një pjesë të madhe të pagës së Ronaldos 37 vjeçar.

Me pagesat e korrikut dhe gushtit (4 milion) të shlyera, pjesa e mbetur prej 19.5 do të paguhet 75% nga Junajtid dhe 25% nga klubi i Aurelio De Laurentis.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!