Detajet e fundit, Fofana te Çelsi

Çelsi, më në fund duket se ka arritur marrëveshje me ‘Dhelprat’ për transferimin e Wesley Fofana-s në Londër.

Blutë kanë pasur oferta të shumta të refuzuara për mbrojtësin tashmë këtë verë, pasi ata kërkojnë të mbushin vrimat e lëna nga largimet e Antonio Rudiger dhe Andreas Christensen

Siç raporton RMC Sports, Wesley Fofana lojtari i Lieçester në Premier është një hap larg veshjes së fanellës së bluve të Çelsit. Dy klubet kanë gjetur një marrëveshje verbale dhe janë në detaje të negociatave. Flitet për afro 70 milion funte.

Me ardhjen e Fofanës te Çelsi, Trevoh Chalobah, i cili e pëlqen shumë Milanin, mund të lirohej dhe të merrte udhën drejt Apeninëve./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!