Çelsi hap thesin, 400 milion për pesë lojtarë ‘big’

Në faqet e para të shtypit sportiv anglez sot e mërkurë 24 gusht 2022, flitet për merkaton e transferimeve dhe mbi të gjitha shpenzimet eventuale të Çelsit.

Sipas tyre klubi blu i Londrës është gati të fusë sërish dorën në portofol për të forcuar skuadrën e Tuhel. Flitet për mbi 400 milionë paund në pjatë për Fofan të Leiçesterit por edhe për Entoni Majkëll Gordon, 21 vjeçarin e Everton. Interes ka edhe për Aubamejang i cili te Barça nuk e ka të sigurtë formacionin.

Duket e çuditëshme por klubi ka planifikuar të bëjë dhe një ofertë drejt Leaos, lojtarit të Milanit në Seria A. Shtypi thotë ndër të tjera se ka vemendje të shtuar edhe ndaj Meguajër mbrojtësit në “telashe” te Mançester Junajtid./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!