Seferi akord i arrirë në Ukrainë

Taulant Seferi ka gjetur akordin me ekipin e ri dhe pritet të zyrtarizohet në Ukrainë. “Supersport” zbulon se sulmuesi ka firmosur me Vorskla Poltava në elitën ukrainase dhe shumë shpejt do të largohet nga Tirana. Gjithashtu mësohet se klubi kryeqytetas do të përfitojë 500 mijë dollarë nga shitja e tij.

Bëhet fjalë për një kontratë 3-vjeçare dhe një shumë prej 700 mijë dollarësh që lojtari nga Kumanova do të përfitojë gjatë kësaj periudhe. Seferi do të niset drejt Ukrainës në fillim të javës që vjen për t’u bashkuar me ekipin e ri.

Ndeshja e djeshme ndaj Kukësit me shumë mundësi ishte e fundit për sulmuesin, gjë që ai e pohoi dhe vetë në intervistën e dhënë pas përfundimit të sfidës./S.Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!