‘Gol’ Erzeni, vjen lojtari i Bolonjës

Ditën e djeshme e nisi me fitore përballë Vllaznisë, ndërsa sot vijon punën për përforcimin e skuadrës. Erzeni ka zyrtarizuar afrimin e radhës në merkato dhe bëhet fjalë për mesfushorin Marko Kriviçiç.

Slloveni ka gjetur akordin me shijakasit për një sezon dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Kapllani për ndeshjet e ardhshme.

26-vjeçari ka luajtur kryesisht në Slloveni me ekipe si Koper, Dekani apo Tabor Sezhana. Gjithashtu gjysmën e sezonit 2015/16 e ka kaluar në radhët e Bolonjës por pa mundur të gjejë hapësira në klubin italian.

Me eksperiencën që zotëron, Kriviçiç mund të tregojë shumë në skuadrën shijakase që synon të bëjë mirë në këtë rikthim pas shumë vitesh në Superiore./S.Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!