Xhorxhe Ivkoviç zyrtarizohet te bardhezinjtë

Duket se problematika e dokumentacionit me klubin Akzhajik (Azerbajxhan) është zgjidhur, prezantohet te kurbinasit.

Xhorxhe Ivkoviç zyrtarizohet te Laçi. Kishte disa ditë në seanca por vetëm sot klubi i zhurmshëm në merkato, ka njoftuar se ka nënshkruar me sulmuesin 26 vjeçar serb Xhorxhe Ivkoviç. Vjen nga IMT Novi Beograd. /Sportiim.al/

Laçi në Instagram shkruan:

“KF Laçi ka nënshkruar për dy vite me sulmuesin Djordje Ivkovic. 26-vjeçari serb pjesën më të madhe të karrierës së tij e ka kaluar në vendlindje, në skuadra si Kolubara, Bezanija, Sloboda, Sindelic Beograd, Radnicki, Teleoptik, Zlatibor Cajetina dhe IMT Novi Beograd. Ai ka luajtur edhe në Slloveni me Ankaran Hrvatini. I urojmë Ivkovic suksese me fanellën bardhezi. Para Laçi! “

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!