Arsenal me pikë të plota, ‘Shënjëtorët’ përmbysin ‘Dhelprat’

Plot pesë gola u shënuan në sfidën mes Fulham dhe Brentford. vendasit kaluan shpejt në avantazhtë dy golave por Brentford mundi të barazonte shifrat me një gol në pjesën e parë dhe një tjetër në të dytën. Pavarësisht se vendasit vështirësuan gjithçka, Mitroviç shënoi në frymën e fundit për t’i dhënë skuadrës së tij fitoren e parë të sezonit.

Arsenal vijon serinë e fitoreve. Kësaj radhe ndaj Burnemuth, “Topçinjtë” e mbyllën me triumfin 3-0 dhe dominimin absolut të sfidës. Dy golat e parë mbajnë autorësinë e Odegard ndërsa goli i tretë i Salibas u asistua nga Granit Xhaka.

Totenhemi nuk e pati aspak të lehtë duelin me Uolves në 13:30/ Spurs-ave të teknikut Konte i mjaftoi një gol i Kejn për të marrë 3 pikë. Ndërkohë Everton-Notingem u mbyll në barazim 1-1 me dy gola të shpejtë në fund të sfidës.

Sakaq, Kristal Palasë dhe Sauthempton fituan me përmbysje takimet e javës së tretë. Kristal Palasë mposhti 3-1 Aston Vilën e Stiven Zherard ndërsa ish-skuadra e Brojës përmbysi 2-1 ‘dhelprat’ e Lieçester./S.Gjidiaj/

Rezultatet sot (Java 3):

Fulham – Brentford 3-2
Totenhem – Uolves 1-0
Everton – Notingem Forest 1-1
Kristal Palasë – Aston Vila 3-1
Leiçester- Sauthempton 1-2
Burnemuth – Arsenal 0-3

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!