Teuta rikthen Karabecin

Teuta ka njoftuar sot arritjen e marrëveshjes me Erando Karabecin. Pas një sezoni në Prishtinë, mesfushori rikthehet të luajë në Shqipëri me ekipin durrsak.

33-vjeçari ka luajtur më parë për Partizanin, Tiranën dhe Kukësin teksa do të veshë për herë të dytë fanellën e Teutës. Ai ka qenë pjesë e skuadrës në sezonin 2020/21 kur Teuta u shpall kampione.

Karabeci është bashkuar ditën e sotme me ekipin në Durrës për të vijuar përgatitjet në prag të ndeshjes me Laçin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!