Da Silva vishet i kuq

Pasi mbylli rrugëtimin te Vllaznia, Viktor Da Silva ishte më afër se kurrë kalimit te Partizani. Megjithatë ai vendosi të firmoste në Qipro me Olimpiakos Nikosia. Sot, braziliani është bashkuar me “Demat” në stërvitje dhe mund të quhet afrimi më i ri i të kuqve.

“Panorama Sport” shkruan se 27-vjeçari ka zbarkuar ditën e sotme në Shqipëri dhe ka kryer seancën e parë stërvitore me Partizanin, teksa pritet vetëm zyrtarizimi.

“Stacioni” i parë i Da Silvës ka qenë trajneri Kolela me të cilin ka zhvilluar një bisedë të shkurtër dhe më pas është përshëndetur me lojtarët e tjerë.

Da Silva i bashkohet Partizanit në prag të fillimit të kampionatit. Ndeshja e parë për skuadrën e Kolelës do të jetë përballë Egnatias të shtunën në orën 19:30./Sara Gjidija/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!