Robson, sulmuesi i ri bardheblu

Një ditë para fillimit të kampionatit, Tirana ka njoftuar afrimin e radhës. Patrik Robson është lojtari më i ri që i bashkohet bardhebluve këtë merkato.

Braziliani që luan si sulmues qëndre ka mbyllur aventurën në Austri me Admira Vaker dhe ka firmosur me kampionët për të vijuar në Shqipëri karrierën e tij. 24-vjeçari ka luajtur për disa klube në Brazil dhe Austri teksa ka qenë pjesë edhe e Kabalës në Azerbajxhan.

Ky përforcim në radhët e klubit kryeqytetas vjen një ditë para ndeshjes hapëse të këtij sezoni që Tirana do ta luajë nesër përballë Kukësit në “Kukës Arena”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!