Gravina ‘mësyn’ në Romë, ministri Abodi e mbështet…

Gravina i kërkon ministrit; ‘Agjenci qeveritare për kontrollin ekonomiko-financiar të klubeve’.

Jeta futbollistike e Italisë fqinjit dhe rivalit të Shqipërisë në ‘Gjermani 2024’ gjithnjë rri ngushtë.

Në aspektin sportiv por dhe atë bashkëpunues apo organizativ. Kështu sot presidenti i FIGC Gabriele Gravina pati një takim pune me ministrin e Sportit dhe Rinisë Andrea Abodi në zyrat e tij në Romë.

Pas saj, Gravina, foli për diskutimet që janë zhvilluar me drejtuesit e sportit italian në lidhje me krijimin e mundshëm të një agjencie qeveritare për kontrollin ekonomiko-financiar të klubeve.

Ndër të tjera fjalët e tij të raportuara nga Calcio e Finanza:

“Ne i kërkuam qeverisë të na ndihmojë, përtej CONI-t, departamenti i sportit mund të bëjë rreulla si në Spanjë dhe Angli, të cilave ne mund t’u referohemi. Sepse nëse vendosim parime më të ngurtë, atëherë COVISOC do të jetë i stabilizuar. Të punojmë së bashku për qëndrueshmërinë, ministri do të na njoftojë për këtë.

Klima ishte e qetë dhe ne ritheksuam dakordësinë tonë absolute me objektivin që i ka vënë vetes ministri dhe që është i përbashkët: t’i japim stabilitet menaxhimit ekonomik dhe financiar”.

Ndërkaq sipas ‘Sportmediast’,pritet dhe një reagim zyrtar i ministrit Andrea Abodi pas takimit të sotëm me Gravinën./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!