Shkurtaj gati të firmosë në Kurbin

Sulmuesi 30 vjeçar dështoi së fundi te Kukësi. Klubi raporton se Shkurtaj ka firmosur me Laçin

Laçi duket ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e Guindos. Sipas asaj që raporton vetë klubi bardhezi në ‘Instagram’ kurbinasit kanë arritur marrëveshjen me Vasil Shkurtajn i cili që nesër do të bashkohet me skuadrën.

30-vjeçari e mbylli sezonin e fundit te Kukësi ndërsa për shkaqe dëmtimesh nuk pati shumë hapësira. Sulmuesi ka eksperiencë edhe në Greqi, Qipro dhe Kinë.

Në kampionatin tonë Vasil Shkurtaj ka veshur 2 herë fanellën e Kukësit dhe 1 herë të Luftëtarit, ndërsa tani është gati të provojë ngjyrat bardhezi.

Sulmuesi shtatlartë ishte në kërkim të një aventure të re pasi u përfol për një bashkim me Tiranën.

Nuk ndodhi dhe Laçi i cili e ka seriozisht ëndrrën titull, duket se ka përfituar duke afruar një snajper goli. Gjithnjë nëse vlonjati ka kondicionin e duhur fizik…/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!