Çelsi-Totenhem, në fushë edhe Real, Roma e Bajern

Pesë ligat kryesore në Europë do të luajnë sot sipas kalendarit specifik. Vëmendje derbi i Londrës me Çelsi-Totenhem.

Pas një merkatoje ‘ekselente’, me mjaft interes fizionomia e re e Romës së Murinjos. Kampionët e Spanjës Real Madrid, nisin nga transferta e Almerias.

Premier League:

Nontingem Forest do të luajë pas shumë vitesh një ndeshje të Premier League në shtëpi. Sot për javën e dytë ish skuadra e famshme e vitëve 1977-80, pret Uest Hem me orën startuese të sfidës 15:00.

Ndërkaq derbi i Londrës Çelsi- Totenhem do të zhvillohet pak orë më vonë (17:30) Liverpul-Kristal Palasë në axhendë të hënën mbyll javën e dytë të Premier League.

La Liga:

Sot tre takime. Në 17:30 nis Kadiz- Sociedad, vijon me Valencia- Xhirona (19:30) dhe mbyll me Almeria- Real Madrid në 22:00. Java e parë e La Liga mbyllet të hënën me tre takimet e mbetura.

Seria A:

Fiorentina- Kremoneze, Lacio- Bolonja, Salernitana- Roma dhe Specia- Empoli takimet e sotme të javës së parë. Nesër në fushë Verona- Napoli dhe Juventus-Sasuolo.

Bundesliga:

Në Gjermani dy duele. Nis në 15:00 Mainz-Union Berlin dhe mbyll Bajern Mynih- Volfsburg në 18:30. Vlen për aktin e dytë sezonal të kampionatit gjerman.

Ligue 1

Luhet java e dytë me 6 takime. Lorient- Lion është shtyrë për një datë tjetër./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!