Barcelona “rrëmujë” në start, Vajekano i merr pikë

Nuk ka mjaftuar shpartallimi i Mançester Junajtid sot në Angli 4-0 nga Brentord. Në La Liga pikërisht në startin e saj një tjetër surprizë vjen nga Camp Nou.

Barcelona e mbushur me yje ka zhgënjyer në shtëpi teksa ndaj Rajo V ajekanos së Ivan Balliut ka barazuar 0-0. Madrilenët e “vegjël” surprizuan goxha pasi jo vetëm që luajtën me autoritet por dhe shënuan një gol që u anullua për një fije ‘peri’.

Ndërkohë Espanjoli me Keidi Baren në stol barazoi në Balaidos me Seltën 2-2. Dueli mes Vajadolid dhe Vijareal shkoi 0-3 për skuadrën e verdhë të teknikut Unai Emeri.

Ndërkaq Bundesliga mbylli diten me barazimin Shalke- Gladbah 2-2.

Po në mbrëmje Ligue 1 luajti dy takime. PSG shpartalloi Montpelje 5-2 ndërsa Monako zhgënjeu sërish teksa baraoi në Principatë 1-1 me Renës. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!