Çelsi-Totenhem, beteja për një pikë

Java e dytë në Premier Leauge ka rezervuar edhe derbin londinez mes Çelsit dhe Totenhemit. Derbi në fushë, në pankina dhe në tribunë, luftë mes Kontes dhe Tuhel, por paqe në rezultat pasi gjithçka u mbyll në barazim 2-2.

Këmbëngulja e Çelsit u shpërblye në pjesën e parë me golin e Kulibali në minutën e 19′-të. Ndërsa Hojbjerg sjell golin e diskutueshëm të baraspeshës së parë që shkakton pakënaqësi dhe ndez shkëndijat e para mes Kontes dhe Tuhel.

Pas një aksioni të rrjedhshëm, Xhejms shënon dhe i jep avantazhin Çelsit. U duk se ai gol vulosi fitoren e bluve të Londrës por kur kronometri shënon minutën e 96′-të, Kejn hesht tifozët e Çelsit dhe ngre Totenhemin në këmbë me një gol që askush nuk e priste në atë fazë të lojës.

Në fund, një shtrëngim duarsh “miqësor” mes dy trajnerëve përfundon në një “betejë”. Tomas Tuhel dhe Antonio Konte ndëshkohen me të kuq dhe nuk do mund të jenë pranë skuadrave për javën e ardhshme.

Në sfidën e luajtur më herët, Notingham Forest u kthye te fitorja në Premier Leauge pas 23 vitesh duke mundur minimalisht 1-0 Uest Hem Junajtid./Sara Gjidija/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!