Tuhel e Konte zbehin derbin, Broja luan në fund

Çfar kampionati shfaq Premier League. Që në javën e dytë. Mjaftuan dy takime të sotme për të kuptuar se rëndësi merr një ndeshje futbolli në ishull. Fillimisht Nontingem Forest i rikthyer pas më shumë se dy dekadave në elitë teksa mundi mes emocioëve të mëdha Uest Hem 1-0 dhe më pas derbi i Londërs, Çelsi-Totenhem.

Dueli në ‘Stamford Bridge’ i ngjau një finaljeje të madhe europiane. Grintë, gola, festë, proetsta, kartonë, dhe një shfaqje aspak e denjë e dy trajnerëve Tomas Tuhel dhe Antonio Konte.

Mes tyre në dy momente u kaluan të gjitha limitet e imazhit të dy tekinkëve të shkollave të ndryshme në një kampionat madhor. Të dy u ndëshkuan me kartonë të verdhë e të kuq.

Sakaq dueli përfundoi 2-2. Futbollisti kuqezi Armando Broja u aktivizua në minutën e 89′ duke luajtur për afro 7 minuta./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!