Liverpul, dy pikë në dy takime

Një veprim skandaloz i Nunjez ndëshkon skuadrën e Klop duke e lënë nga minuta e 57 me një lojtar më pak. Trajneri nuk e përfill gjatë daljes nga fusha…

Pas barazimit me Fulham në javën e parë, Liverpul zhgënjen sërish.Këtë radhë në ‘Anfield’ përballë Kristal Palasë, skuadra e Klop e mbylli në barazim 1-1 mes tensionit dhe nervozizmit.

Në minutën e 32′-të, “Të kuqtë” ndëshkohen nga Zaha, ndërsa në pjesën e dytë, pas një gjesti antisportiv, Nunjez lë fushën e lojës me një karton të kuq.

Edhe pse në inferioritet numerik, Liverpul gjen golin e barazimit me Diaz dhe rrit ritmin e lojës por pa mundur dot të ndryshojë rezultatin deri në fund të sfidës.

Javën e ardhëshme Liverpul-Mançester Juajtid./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!