Mala në ‘Turqi’, Mala në Shkodër

Vllaznia:

Iu bashkua Vllaznisë në stërvitje por nuk po merrte miratimin e klubit turk të Giresunspor. Tashmë nuk ka më pengesa për Esat Malën. Mesfushori nga Prizreni është zyrtarisht nën urdhrat e Mirel Josës.

Vllaznia njoftoi arritjen e marrëveshjes me 23-vjeçarin për 2 sezonet e ardhshme nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Ish-futbollisiti i Partizanit ka provuar të veshë dhe fanellat e Ballkanit apo Giresunspor, ndërsa tani do të “ngjyroset” kuqeblu.

Mala do të jetë një opsion i mirë për mesfushën e shkodranëve të cilët kanë pritshmëri të mëdha dhe për sezonin e ri që do të nisë fundjavën e ardhshme.

Kastrioti:

Është kthyer nga Maqedonia e Veriut dhe sot do të luajë një miqësore në ‘Redi Maloku’ të Fushë Krujës me Dinamon.

Paralelisht prezanton mbrojtësin 23 vjeçar nga Mali i Zi, Martin Prenkoçeviç. Ai do të veshë fanellën e krutanëve për 2 sezonet e ardhshme.

Kukësi:

Nuk nadalon klubi verilindor. Sot raportohet se ka gjetur akordin me 31-vjeçarin ganez, Edui Gyasi.

Me të kaluar brilante ai është aktivizuar te Tvente në Holandë dhe më pas në vende të tjera si Norvegji, Bullgari, SHBA, Turqi etj. Prezantimi punë orësh…/Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!