Juve zyrtarizon Kostiç

Maks Alegri do ketë një tjetër futbollist për sezonin e ri të Seria A që starton nesër.

Filip Kostiç është lojtari më i ri i Juventusit dhe transferimi i fundit i merkatos së bardhezinjve.

29-vjeçari serb ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me “Zonjën e Vjetër” dhe do të përfitojë rreth 2.5 milionë euro në sezon.

Shuma që Frankfurt raportohet të ketë fituar nga shitja e Filip Kostiç kap shifrën e 16 milionë eurove ku do të llogariten edhe bonuset.

Pas 3 aventurave në Gjermani me Shtutgart, Hamburg dhe Frankfurt, lojtari i kombëtares serbe do të nis një rrugëtim të ri sezonin e ardhshëm në Serie A.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!