Kukësi prezanton zyrtarisht Gyasin

Nëse mbrojtësi Bruno Lulaj zyrtarizoi largimin nga skuadra, sot Kukësi ka bërë zyrtare afrimin e lojtarit ganez me skedë të pasur sportive.

Tani mbetet të shihet se ku do ta vazhdojë karrierën Lulaj, të cilit nuk i kanë munguar ofertat.

Edvin Gyasi është prezantuar zyrtarisht si lojtari më i ri i skuadrës së Kukësit. 31-vjeçari që mbulon pozicionin e sulmuesit të krahut ka firmosur për 1 sezon me verilindorët.

Futbollisti nga Gana i lindur në Holandë, vjen te Kukësi nga kampionati izraelit, ku sezonin e fundit ka luajtur me Beitar Jerusalem.

I formuar tek Akademia e AZ Alkmar, sulmuesi ka qenë pjesë edhe e ekipeve si Tvente, Grafshaps, Roda, CSKA Sofia, Samsunspor dhe Boluspor. Gjithashtu në CV-në e tij janë edhe 5 paraqitje me kombëtaren e Ganës në 2017./S.Gjidiaj/

Njoftimi:

“Futboll Klub Kukesi njofton se sulmuesi i krahut Edvin Gyasi është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 31-vjeçar ka firmosur me klubin tonë për 1 sezon, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

Gyasi vjen te Kukësi nga kampionati izraelit, duke qenë sezonin e fundit pjesë e skuadrës së Beitar Jeruzalem, teksa në të shkuarën ka luajtur edhe për ekipe si Grafshap, Herakles, Roda, Alesund, CSKA Sofje, Dallas, Samunspor e Boluspor.

Gyasi është një prodhim nga akademia e AZ Alkmar, teksa ka qenë edhe pjesë e ekipit të të rinjve të Tuentes. Në të shkuarën, Gyasi ka luajtur edhe me kombëtaren e Ganës”, shkruhej në njoftimin e Kukësit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!