Kukësi e mbyll me fitore fazën përgatitore

Ekipi i Kukësit ka luajtur sot miqësoren e fundit të fazës përgatitore në Turqi. Pas një humbjeje dhe një barazimi, verilindorët marrin një fitore minimale 0-1 ndaj ekipit të Ligës së Parë turke, Pendikspor.

Pjesa e parë u mbyll pa gola ndërsa në të dytën, Jakup Berisha shënon në minutën e 55′-të për t’i dhënë fitoren ekipit të tij.

Më herët skuadra e Gegës është përballur në teste me Istambulspor (u mund 1-0) si dhe ka barazuar me Etifaq (0-0).

Të përzgjedhurit e Skënder Gegës për të nisur këtë takim ishin: Tafas, Ndreca, Ilieski, Isiç, Bytyçi, R.Haxhiu, Gj. Taipi, Kote, Hasaj, Basha dhe Zhivkoviç. Tr: S. Gega.

Tashmë Kukësi do të rikthehet në Shqipëri dhe do të nisë përgatitjet për javën e parë të kampionatit ku do të përballen me Tiranën./S. Gjidija/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!