‘Larg’ së vërtetës së sezonit të ri…

Skuadrat e Superiores në lupën e zhvillimëve të fundit (12 ditë nga starti i 84).

Përgatiti: I. Myrtaj

Tirana pasi fitoi testin me Erzenin (0-2), sot do të stervitet në “Skënder Halili”. Orges Shehi ka hedhur “dorashkën”: “Dua përforcime“. Me portierin Bekaj thuajse të larguar te Manisa në Turqi apo Seferin në pikëpyteje për qëndrim, largimet kryesore Hoxhallari, Totre, Toli, kanë vënë në vështirësi bardheblutë.

Në shtëpinë e Partizanit ka ‘zhurmë’. Eleminimi nga Conference League (Saburtalo), dilemat që shoqëruan qëndrimin apo largimin e portierit Hoxha, largimin e Laroshit, humbja shokuese në miqësore me Bylis 0-3 dhe problemi i madh i lindur prej ditësh, Partizani- Belica. Zgjidhje që nuk presin…

Te Laçi, zhvillimet intensive ende nuk kanë përfunduar. Vukiçeviç trajneri i rikthyer te bardhezinjtë, ende nuk ka folur por te kurbinasit pas largimëve të shumta janë në kërkim të një mbrojtësi qëndre dhe të një sulmuesi. Të mërkurën në kompleksin sportiv në Laç, miqësorja me Luzin 2008.

Vllaznia në Pogradec për një javë intensive. Gjërat duken të stabilizuara por dhe kuqeblutë janë në kërkim të një sulmuesi anësor. Josa ishte i qartë në daljen e parë publike pas eleminimit nga Universitatea Krajovë.

Për Teutën këtë verë fjalët “mungojnë”. Jo vetëm shterpësia e ndonjë afrimi pikant por dhe paraqitjet në teste (i fundit me Besën 0-0 në Durrës), tregojnë se ‘Djemtë e Detit’ mbetën në “det”.

Nga të voglat, në këtë dritare merkatoje, Egnatia ka bërë thuajse çdo ditë lajm. Afrime “big” dhe mjaft dëshirë për t’u imponuar te sofra e madhe e pretendenteve të njohura.

Ndërkohë Kastrioti vijon ti besojë emrave të vjetër dhe atyre që mbeten për tu konfirmaur në kampionat. Stojanoviç dhe Mehmeti konsiderohen goditje të mira. Paçka se nga krutanët janë larguar ‘ajka’ si; Neziri, Kaina, Husein, Basha apo Okebugu.

Te Bylis e kanë të qartë se beteja për qëndrim domosdoshmërisht kërkon sakrificë. Në fakt, ballshiotët e rkithyer, ende nuk kanë bërë lëvizje të kalibrit të lartë por dje ndaj Partizanit në miqësore, befasuan duke dëshmuar se Jeton Beqiri i ka kartat në rregull për sezonin e ri.

Fjalë pozitive meriton edhe Erzeni. Në aspektin e organizimit me një ‘Xhevahir’ në timon dhe disa afrime të spikatura. Për tu parë. Prova e parë sezonale në Durrës me Vllazninë.

Kukësi ndërsa po stervitet në Bolu të Turqisë po zhvillon aktualisht testin e radhës me ekipin e Ligës së Parë turke Pendikspor.

Për të shtuar, te verilindorët, lëvizjet në merkato kanë treguar forcën e një klubi me buxhet të lartë. Kukësi do të luajë në shtëpi. Një kandidat potencial për të tentuar tri vendet e para.

Miqësorja në kohë reale: Pendikspor-Kukësi 0-1 final.

Ishte vetë klubi i Kukësit i cili njofton në rrjete se Skënder Gega ka zgjedhur formacionin fillestar për këtë miqësore të radhës.

Potrebbe essere un'immagine raffigurante 1 persona e il seguente testo "STARTINGYL TAFAS NDRECA ILIESKI ISIČ BYTYÇI HAXHIU GJ. TAIPI KOTE HASAJ BAŠA ZIVKOVIĆ SUBS 山 ÇOLLARI, BROZI, FERREIRA, xHeKa PEPOSHI, EBERT, DOMI LAYTON, BERISHA, DACI COACH SKENDER GEGA EURO EUROGJICI PRIMAT Lajthiza KEVIN POWERED/PHOTOSPORT.AL"

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!