Mehmeti, vjen shkarkimi

Disa herë emri i 42 vjeçarit ishte lakuar për tu shkarkuar. Presidenti Demi i dha dy herë shansin për të përmirësuar punën. Në fund, shkarkimi i pashmangshëm.
Pas rezultateve të dobëta në Europë dhe në miqësoret e zhvilluara, Partizani ka vendosur të shkarkojë nga posti i trajnerit, Dritan Mehmetin.
Në testin e së dielës përballë Bylisit, Partizani shënoi një humbje 3-0 dhe nuk dha atë që pritej në fushë. Duket se kjo ka vulosur përfundimisht vendimin e klubit për të shkarkuar trajnerin Mehmeti.
Tashmë “Demat” do të nisin kërkimet për trajnerin e ri dhe kohën e kanë të limituar pasi kampionati starton në më pak se 2 javë./Sara Gjidiaj/