Verner pranë rikthimit te Lajpcig

Nëse ka një dështim të madh në merkato pas rastit Eden Hazard te Reali, i dyti është ai i Timo Verner te Çelsi. Klubi i Londrës ka gati receten e huazimit pikërisht te ekipi paraardhës.

Sipas Sky Deutschland, Timo Verner është gati të kthehet te skuadra me të cilën u bë i famshëm, Lajpcig.

Transmetuesi gjerman flet për negociatat mes Çelsit dhe Lajpcig . Sipas burimit negociatat po ecin me shpejtësi dhe nuk përjashtohet mundësia që lojtari të kalojë në formë huazimi.

Sulmuesi 26-vjeçar, u ble nga blutë e Londrës në korrik 2020 për 53 milionë euro, por kontributi i tij ishte nën pritshmëritë: vetëm 23 gola në 89 ndeshje në të gjitha garat.

Foto: Twitter, teksti, Sportiim.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!