Premier League redukton gjunjëzimin para ndeshjeve

Në Angli aty ku teknologjia pritet të flasë me këdo, ka të tjera zhvillime. Radha e rendit për festimet ndaj racizmit


Rasti i Xhorxh Floid, i cili vdiq dy vite më parë pasi një polic në Minneapolis i vendosi gjurin në qafë për 7 minuta derisa 46 vjeçari me ngjyrë, humbi jetën.

Kështu, në sezonin e ardhshëm, duke filluar nga 5 gushti, lojtarët e Premier League nuk do të gjunjëzohen më përpara çdo ndeshje si një gjest kundër racizmit, por do ta bëjnë këtë vetëm në ‘momente të rëndësishme’.

Gjesti, i cili ka treguar mbështetje për fushatën Black Lives Matter që nga qershori 2020, tani do të përdoret më me kursim për të “përforcuar mesazhin se racizmi nuk ka vend në futboll apo shoqëri”.

Kapitenët e Premier League kanë rënë dakord që skuadrat të gjunjëzohen para raundit hapës të kësaj fundjave, për ndeshjet e dedikuara “Nuk ka vend për racizëm” në tetor dhe mars, për Boxing Day, raundin e fundit të sezonit dhe finalet e Kupës FA dhe Kupës së Ligës.

Kapitenët e Premier League, të cilët u takuan javën e kaluar, thanë në një deklaratë të përbashkët: “Ne kemi vendosur të zgjedhim momentet e rëndësishme për të gjunjëzuar gjatë sezonit për të theksuar unitetin tonë kundër të gjitha formave të racizmit dhe kështu me radhë. Solidarizimi për një kauzë të përbashkët”./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!