Laroshi nuk ka kohë për të…humbur

Nga Turbina te Partizani dhe tani një lojtarë i lirë. Bëhët fjalë për portierin e prespektivës Vokli Laroshi. Ndonëse 20 vjeçari cerrikas kapi të kuqtë, e më pas ekipin kuqezi të 21 vjeçarëve, sërish u detyrua të largohej me konsensus nga Partizani.

Hapësirat e pakta te skuadra e Mehmetit teksa në rolin e portierit janë konkurentë të fortë Hoxha, Teqja e Rexhepi, duket se e kanë shtyrë Laroshin të kërkojë një aventurë të re.

Në fakt, një zgjedhje e mençur pasi talenti i kuadratit në aspektin profesional ka nevojë për minuta.

Sakaq, kërkesa të shumta në adresë të tij. Me të mësuar rrjedhën e zhvillimëve të fundit në ‘postën’ e cerriaksit kanë vërshuar kërkesa të ndryshme. Nga Superiorja e Kategoria e Parë. Por dhe nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

E nëse për të ardhmen tij po mendon më së shumti menaxheri, shtatlarti kuqezi, po ushtrohet individualisht në terren. E sigurtë që Laroshi do të jetë një portier me vetëllogari të madhe sportive. Burime pranë tij, shprehen se njëri nga ekipet e Superiores ka prezantuar ofertën konkrete. Brenda pak ditëve, me gjasë, Laroshi do jetë sistemuar./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!