Dinamo dhe Dede bashkë

Nevil Dede është zyrtarisht trajner i Dinamos së Tiranës.

Klubi blu përmes presidentit Adrin Bardhi, ka prezantuar ish teknikun e Tiranës, Laçit, Kastriotit, Luftëtarit, Erzenit dhe kuqezinjëve të Shqipërisë U19.

Njoftimi:

𝗡𝗲𝘃𝗶𝗹 𝗗𝗲𝗱𝗲 𝗲𝘀𝗵𝘁𝗲 𝘁𝗿𝗮𝗷𝗻𝗲𝗿𝗶 𝗶 𝗿𝗶 𝗶 𝟭𝟴 𝗵𝗲𝗿𝗲 𝗸𝗮𝗺𝗽𝗶𝗼𝗻𝗲𝘃𝗲!Futboll Club Dinamo njofton nënshkrimin e kontratës me trajnerin Nevil Dede.Tekniku 47-vjeçar do të drejtojë projektin Dinamovit drejt rikthimit në elitën e futbollit.Gjate ditës së sotme Presidenti i FC Dinamo, z.Adrian Bardhi dhe trajneri Dede, kanë nënshkruar kontratën që e bën teknikun pjesë të klubit blu për sezonin e ri.Ish-mbrojtësi i kombëtares kuqezi vjen tek Dinamo mbas një sezoni të suksesshëm, ku drejtoi skuadrën e Erzenit drejt rikthimit historik në Kategorinë Superiore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!