Kastrioti merr 4 gola nga Malisheva

Në një postim në sociale ekipi i Superligës së Kosovës, Malisheva shkruan se ka mundur 4-0 Kastriotin e Krujës. Ndeshja është zhvilluar në Strugë dhe pati vlerën e një testi mes ekipëve të Superiores shqiptare dhe asaj kosovare.

Ekipi kosovar triumfoi falë golave të Bahtirit, Shillovës, Bajramit e Gavazajt. Sakaq, ky test duket se ka vënë para përgjegjësisë të gjithë futbollistët aktualë të Kastriotit dhe vetë teknikun Çela. Ish mbrojtësi, tashmë teknik i krutanëve, dy javë më parë tha se kishte parë një skuadër të dobët në miqësoren e luajtur në ‘Redi Maloku’ (0-0 me Dinamon)

Gjithësesi, nesër është programuar një tjetër miqësore, ndaj Vardarit të Shkupit në Ohër. Mundësia e radhës për të parë gjendjen reale të elementit në dispozicion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!