Testi/ Kukësi barazon me skuadrën saudite

Kukësi barazon në miqësoren e dytë 0-0

Skuadra e Kukësit ndodhet prej ditësh në Turqi aty ku po zhvillon fazën përgatitore para fillimit të sezonit të ri. Pas humbjes 1-0 përballë Istanbulspor në miqësoren e parë, verilindorët zhvilluan sot një tjetër ndeshje testuese.

Ndaj ekipit nga Arabia Saudite, Ettifaq FC, Kukësi e mbylli sfidën në barazim pa gola. Ndeshja u zhvilluan në një nga komplekset e Fenerbahçes dhe sipas njoftimit të klubit verior loja e zhvilluar dha sinjale pozitive.

U aktivizuan titullarë Tafas, Haxhiu, Ilieski, Toshiç, Ndreca, Kote, Gj. Taipi, Moraesh, Basha, Hasaj, Daci, teksa pati minuta edhe për Çollarin, Bytyçin, Xhekën, Zhivkoviç, Peposhin, Berishën, Ebert, Domin dhe Lejton.

Kjo ndeshje ishte progamuar e fundit në axhendë por me ndryshimin e programit u zhvillua sot dhe miqësorja e fundit është spostuar më 8 gusht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!