‘Euro 2022’ Femra/Franca shkurorëzon Holandën

Franca nxjerr jashtë kompeticionit kampionet në fuqi të Holandës.

Ndeshje dramatike në Rotheram në çerekfinale të ‘Euro 2022’ për femra. Nuk mjaftojnë 90 minuta për të përcaktuar gjysmëfinalisten e fundit të Europianit të Femrave midis Francës dhe Holandës.

Në sfidën e luajtur këtë mbrëmje në Rotheram (Angli) vajzat franceze u imponuan 1-0 ndaj formacionit portokalli. Goli vendimtar shënuar me penallti nga Periset, u konvertua me biletën e gjysmëfinales. Ai u shënua në kohën shtesë teksa luhej e 102-ta.

Megjithë përpjekjet e holandezeve për të rekuperuar, situata nuk ndyshoi. Kësisoji, në gjysmëfinale do luhet Angli-Suedi (26 korrik) dhe Gjermani-Francë (27 korrik). /Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!