Femra/ Anglia në finalen e ‘Euro 2022’

‘Euro 2022’ femra: Angli- Suedi 4-0

Anglia është finalistja e parë e konfirmuar e Europianit për femra. Me fitoren e sotme ndaj Suedisë në “Bramall Lane” me rezultatin bindës 4-0 Anglia ka marrë “vizën” për në finale.

Golat e fitores u shënuan nga Med (34′), Bronz (48′), Ruso (68′) dhe Kirbi (77′). Kështu anglezet i mohojnë finalen Suedisë së Kosovare Asllanit dhe do tentojnë të shkruajnë historinë duke fituar për herë të parë Europianin i cili zhvillohet në shtëpinë e tyre.

Rivalja e Anglisë në finale do të zbulohet nesër në sfidën mes Gjermanisë dhe Francës në orën 21:00./S Gjidija/ Foto: Twitter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!