‘Euro 2022’ Femra/ Suedia shënon në frymën e fundit

Nga “Leigh Sports Village Stadium” të Mançesterit, vjen gjysmëfinalistja e tretë për Femra e “Euro 2022” që po mbahet në Angli.

Suedia në përbërje të së cilës aktivizohet Kosovare Asllani, ka siguruar kualifikimin për në gjysmëfinale të Europianit të femrave ndërsa përballë në gjysmëfinale pati Belgjikën.

Në minutën e 92′-të Suedia eviton kohën shtesë dukle arritur të shënojë me Sembrant (92′) duke dërguar në festë skandinavet e prerë biletën e gjysmëfinales ku do të ndeshet me Anglinë.

Edhe në minutën e 25′-të Suedia gjeti golin me Blakshtenius por sistemi VAR e anuloi duke e konsideruar golin të parregullt.

Ndërkaq nesër përballja midis Francës dhe Holandës për të siguruar vendin e fundit në gjysmëfinale./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!