Pogba dëmtohet para fillimit te sezonit

U rikthye te Juve, Pogba dëmtohet para fillimit te sezonit.

Menjëherë pas rikthimit të bujshëm të tij te Juventus, Pol Pogba ka dështuar të nisë aventurën e tij në Itali në mënyrën më të mirë të mundshme.

Siç raporton “La Gazzetta dello Sport”, Pogba do duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në gjurin e djathtë pas një dëmtimi të pësuar gjatë fazës përgatitore në stërvitje. Kjo gjë do ta mbajë lojtarin jashtë fushës së lojës për të paktën dy muajt e ardhshëm.

Pogba do të humbasë edhe miqësoret me Barcelonën, Realin e Madridit dhe Atletikon e Madridit, pa harruar edhe 2 raunde të Champions Leauge./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!