Roma e prezanton, Dibala: Një mal me emocione

Paulo Dibala është gati për të startuar aventurën e tij te Roma pasi sot lojtari u zyrtarizua te klubi kryeqytetas edhe pse u përfol shumë për një kalim të argjentinasit tek Interi, i cili dështoi.

Dibala ishte lojtar i lirë që prej fundit të qershorit kur kontrata e tij me Juventusin përfundoi dhe tani është gati t’i bashkohet skuadrës së Zhoze Murinjos me të cilën ka firmosur një kontratë 3-vjeçare.

“Ditët para se të vendosja për firmën time te Roma ishin të mbushura me një mal emocionesh. Shpejtësia dhe vendosmëria që tregoi Roma për të më afruar në skuadër ishin vendimtare”, ka thënë sulmuesi 28-vjeçar.

Dibala u bë pjesë e Juventusit në vitin 2015 dhe ka koleksionuar 5 tituj të Serisë A dhe 4 kupa Italie me bardhezinjtë. Ai ka shënuar 115 gola dhe ka dhënë 48 asiste në 293 ndeshje të luajtura ndërsa tashmë argjentinasi do të veshë fanellën e Romës duke ndryshuar thjesht ngjyrat dhe jo kampionatin./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!