Hasaj, firma te Kukësi

Klubi i Kukësit ka njoftuar marrëveshjen me një tjetër lojtar. Françesko Hasaj, mesfushori 20-vjeçar ka firmosur me ekipin verior për 3 sezone.

Hasaj ka qenë pjesë e Turbinës në Kategorinë e Parë për sezonin që sapo lamë pas dhe ka spikatur aty duke ngjallur dhe interesin e Kukësit

Verilindorët arritën akordin me Turbinën për transferimin e mesfushorit te grupi i trajnerit Skënder Gega.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale klubi i Kukësit i ka uruar mirëseardhjen Hasajt duke e zyrtarizuar si lojtarin më të ri të skuadrës. /Sportiim.aë/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!