Sadiku mbetet në ‘Secunda’, firmos për Kartahenën

Heroi i Shqipërisë në ‘Euro 2016’, në Francë, Armando Sadiku, ka ndryshuar sërish skuadër. Si gjithnjë në këto vite të fundit në nivele të dyta.

Elbasanasi sipas raportimit të klubit të ri, ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me Kartahenën në Ligën e Dytë spanjolle. Me mundësi rishikimi të kontratës edhe për një tjetër sezon.

Kjo do të jetë eksperienca e katërt në Spanjë për 31 vjeçarin. Sulmuesi më parë ka qenë pjesë e Levantes, Malagës ndërsa në sezonin e fundit ishte te Union Las Palmas.

Pritet që futbollisti ti bashkohet shpejt skuadrës së re në La Manga Club për të nisur seancat përgatitore. Me Las Palmas vjet shënoi 4 gola në 24 paraqitje. Sadiku prej disa kohësh ka humbur edhe një ftesë të Kombëtares. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!