Zyrtare, Ibra dhe një sezon te Milan

Zllatan Ibrahimoviç ka zgjatur me një vit qëndrimin te kampionët e Italisë. 40-vjeçari mbetet kuqezi edhe për sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi suedez shënoi 8 gola me fanellën e Milanit në Serinë A duke u shpallur edhe kampion me kuqezinjtë.

Ibrahimoviç ka kryer edhe një ndërhyrje në gju në maj dhe pritet të qëndrojë jashtë fushës së blertë për 8 muaj.

“AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë se ka arritur marrëveshjen me Zllatan Ibrahimoviç. Sulmuesi suedez ka nënshkruar kontratën me klubin deri më 30 qershor 2023 dhe do të vazhdojë të veshë fanellën e kuqezinjve me numër 11”, shkruan Milan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!