Teste/ Milan kalon Këlnin, Gjimshiti shënon për Atalantën, Asllani për Interin

Milan fiton testin (1-2) ndaj Këlnit të Bundesligës gjermane me dy gola atë Zhiru të shënuar në pjesën e parë. Në fund Këln shkurton diferencën për 1-2 final.

Një tjetër italiane në përbërje të së cilës gjëndet mbarojtësi kuqezi Berat Gjimshiti shpartalloi një skuadër amatore të rajonëve të Zvicrës.

Në këtë miqësore, Atalanta mundi Gambarogno-Contone me shifrat e thellë 12-1 përpara se të udhëtojë drejt në qendrën sportive “Citta’ di Clusone”. Në pjesën e parë Kopmeiners (4′ dhe 12′), tre herë Muriel (19′, 24′ dhe 35′) dhe Okoli (32′), autorët e golave të bergamaskëve.

Në pjesën e dytë shënojnë Boga (6′), 3 herë Pasaliç si dhe Gjimshiti i cili hyri si zëvendësues. Golin e 12-të e shënoi Malinovski.

Pak çaste më parë në fushë edhe Inter ndaj Monakos. Skuadra nga principata udhëheqi në pjesën e parë 1-2.

Në të dytën Kristjan Asllani barazon për Interin në të 59′-ën. Një kryeveper e elbasanasit i cili ndoqi një aksion të Lukakut nga e djathta me sferën që pasi ndalet nga portieri shkon me fat te mesfushori kuqezi i cili me të majtën godet tokazi për 2-2.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!