Testi/ Junajtid keqtrajton Liverpulin…

Dy skuadrat e mëdha të Premier League, Mançester Junajtid dhe Liverpul testohen në Azi, “Djajtë” triumfatorë (4-0)

Mançester Junajtid dhe Liverpul zhvilluan ditën e sotme një miqësore në kuadër të fazës përgatitore para fillimit të sezonit të ri i cili starton në 5 gusht.

Ndeshja u luajt ne Bangkok të Tajlandës dhe përfundoi me triumfin e “Djajve te Kuq” të cilët shënuan 4 herë përballë nënkampionëve të Anglisë, Liverpul.

Ekipi i Ten Hag (debutim ëndrrash për holandezin në stolin e “Djajëve të Kuq) diti të sillej me siguri në fushë, pavarësisht se Liverpul rrezikoi disa herë para portës së tyre.

Nē fushë nga minuta e parë për skuadrën e Mançester Junajtid zbritën në fushë: De Gea, Dalot, Lindelof, Varan, Shou, Mek Tominej, Fred, Sanço, Fernandes, Rashford dhe Marcial.

Për skuadrën e Liverpul u aktivizuan si titullarë; Alison, Mabaja, Filips, Gomez, Çambers, Eliot, Henderson, Morton, Kavaljo, Firminjo dhe Diaz.

Në pjesën e parë Mançester Junajtid shënoi 3 herë me Sanço (12′), Fred (30′) dhe Martial (33′) ndërsa në të dytën Pelistri gjen golin e katërt. (76′).

Kësisoji, ‘The Reds’ duket se u dorëzua përballë skuadrës së Mançester Junajtid e cila e mbylli sezonin në vendin e gjashtë.

Për më tepër që sot kishte dy mungesa të rëndësishme si Meguajër dhe Ronaldo./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!