Kuqezinjtë shkojnë në ‘gol’, shkëlqen Asllani

Skuadra të rëndësishme të Seria A si Milan, Inter Roma, Atalanta kanë zbritur sot në fushë për ndeshjet kontrolluese para fillimit të kampionatit.

Ndër to, Interi dhe Atalanta, ku aktivizohen lojtarët shqiptarë, Asllani dhe Gjimshiti, kanë luajtur ditën e sotme.

Atalanta u testua përballë Gambarogno-Contone dhe fitoi me rezultatin e thellë 12-1. Në pjesën e dytë Gjimshiti ka shënuar golin e 11-të për Atalantën. Mbrojtësi kuqezi u fut si zëvendësues.

Në barazimin që Interi mori ndaj Monakos 2-2, Kristjan Asllani e cili e nisi si titullar gjeti golin e barazimit në minutën e 59′-të. Një gol mjaft i bukur për elbasanasin i cili ndoqi aksionin e Lukakut nga e djathta dhe pasi sfera ndalet nga portieri përfundon në këmbët e 20 vjeçarit, i cili me të majten nuk gabon dhe dërgon topin në rrjetë.

Paraqitje të mira për dy lojtarët shqiptarë në ndeshjet miqësore të skuadrave respektive, gjë që konfirmon formën e mirë që po kalojnë ata para fillimit të sezonit të ri futbollistik. Edi Reja mban…’shënime’./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!