Hysaj: Skuadra përgjigjet mirë, të ardhurit vlejnë

Pas fitores miqësore ndaj Triestinës në shifra 3-1, mbrojtësi i Lacios, Elseid Hysaj, foli për Lazio Style Channel:

“Ishte një ndeshje e mirë. Kemi reaguar si duhet. Shpresojmë të vazhdojmë kështu. Në pjesën e dytë lojtarët e rinj bënë mjaft mirë. Bënë lojën që do trajneri.

Jam i kënaqur me lojtarët e ardhur, shpresojmë të jemi gati për kampionatin. Mekanizmat mbrojtës funksionojnë, por tashmë duhen kuptuar kërkesat e Sarrit.

Unë shoh se futbollistët e sezoneve të shkuara janë njerëz pozitivë dhe kjo është e mrekullueshme sepse na shtyn të ecim përpara.”/Foto nga S.S.Lazio Twitter/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!