Mazrekaj magjepës, Laçi në tur të dytë

Podgoricë: Iskra Danilovgrad- Laçi 0-1 (Mazrekaj 19′)

Pas sfidës së parë në “Elbasan Arena” të mbyllur në barazim pa gola, kurbinasit kërkuan dhe gjetën kualifikimin ndaj malazezëve të Iskras duke u katapultuar në turin e dytë të Ligës së Konferencës

Pjesën e parë Laçi e nis me shumë grintë e për pasojë ndëshkohet shpejt me kartonë të verdhë. Turkaj është i pari që ndëshkohet që në minutën e gjashtë dhe ndjek Adeleke në të nëntën. Cucin do të zverdhet në minutën e 33′-të.

Në minutën e 19′-të vjen avantazhi për Laçin. Mazrekaj realizon një super gol nga një goditje dënimi. Topi shkon në rrjetë pa u devijuar nga askush me portierin malazez që nuk ka asnjë mundësi reagimi.

Edhe dy rasta të pastra për kurbinasit në këtë pjesë të parë me Guindon dhe Adeleke Akiniemin që nuk finalizojnë si duhet.

Skuadrat rikthehen nga dhomat e zhveshjes për pjesën e dytë me objektiva të ndryshme; Iskra për të tentuar barazimin, ndërsa Laçi për të vulosur kualifikimin.

Pjesa e dytë mbyllet pa shumë histori me Laçin që administron mjaft mirë rezultatin. Madje në fund, kurbinasit patën dhe dy tre mundësi të pastra shënimi me Mazrekajn apo Babatunde.

Megjithatë sinjali i fundit nga Paireto sjell kualifikimin e bardhezinjëve të cilët në turin e dytë të Conference League, do të përballen me moldavët e Petrokub (kaloi sot 1-0 Forianën e Maltës).

Formacionet zyrtare me të cilat luajtën dy skuadrat sot vijojnë si më poshtë:

Iskra: Kordiç, Obradoviç, Kumburoviç, Mitroviç, Saletiç, Boljeviç  Markoviç, Popoviç, Kojasheviç, Nikaç, Pavliçeviç.Tr: Dervish Haxhiosmanoviç

Laçi: Dajsinani, Turkaj, Malota, Cucin, Velkovski, Ujka, Spahiu, Ziko, Mazrekaj, Guindo, Akiniemi. Tr: Shpëtim Duro

Ghyqtarë: Luka Paireto (Itali) /Përgatitit: Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!